Me pikëllim të thellë u varros i riu nga Brruti i Opojës!

Me pikëllim të thellë u varros i riu nga Brruti i Opojës!

Dragash, 30 gusht 2020 – Numër i madh i popullatës morën pjesë sot në varrimin e të riut nga fshati Brrut, Florent Alushani, nxënës i klasës XII në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Në varrim u panë shumë nxënës të kësaj shkolle, si dhe drejtori, Shukri Nebiu, i cili mbajti një fjalim rasti për nxënësin tashmë të ndjer, i cili humbi jetën tragjikisht në bjeshkët e Sharrit, saktësisht në Liqenin e Zi, pak metra përtej kufirit, në territorin e Maedonisë së Veriut.