Me nderime të larta shtetërore, sot u varros Adem Demaçi

Me nderime të larta shtetërore, sot u varros Adem Demaçi

Prishtinë, 28 korrik 2018 – Me nderime të larta shtetërore është varrosur sot në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, veprimtari i njohur politik dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi, i cili vdiq të enjten në Prishtinë, në moshën 82-vjeçare.
Përfaqësuesit e institucioneve nga Kosova e Shqipëria, si dhe politikanë nga vende të tjera të rajonit, e kanë vlerësuar lartë punë dhe veprën e Demaçit.
Në ceremoninë komemorative, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha para të pranishmëve se Damaçi ishte një kolos që u flijua gjithë jetën për shqiptarët. Ai tha se Demaçi ideal jetësor e kishe bashkimin e shqiptarëve. “Kombi shqiptar po ndahet nga Adem Demaçi, një kolos që u vetmohua tërë jetën për qëllimin madhor, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe bashkimin e shqiptarëve”, tha mes tjerash Thaçi.
Ndërkaq, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në ceremoninë komemorative tha se Adem Demaçi, qëndroi, luftoi dhe fitoi, duke u bërë shembull për të gjithë shqiptarët. “Jeta jote ishte luftë dhe këtë luftë e fitove, duke u bërë për gjithë shqiptarët modeli dhe shembulli i përkushtimit për atdheun, i sakrificës dhe dashurisë për të, i vetmohimit dhe dedikimit me gjithçka e pa cak për lirinë e popullit. I dashur baca Adem, jeta jote ishe luftë dhe t’i ketë luftë e fitove. Jeta jote ishte sakrificë pa mbarim po t’i ja dole t’i përballosh e sfidosh ato si rrallë me urti e fisnikëri”, tha Meta.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Adem Demaçi ishte patriot si të tjerët, por i veçantë me veprën e tij. Ai tha se kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, atë e mundonte padrejtësia e pjesshme. “Nuk ka si ti, baca Adem që për së gjalli dhanë kaq shumë sa dhe ti nga e drejta jote për jetë e liri, që ne të jetojmë të lirë. Ti dhe edhe lirinë tëndë për lirinë. Ti na e mësove rrugën deri te liria. Më në fund baca Adem, popull yt po i bashkohet popujve të lirë”, tha Haradinaj, transmeton – REL