I jepet lamtumira akademikut, Esat Stavileci!

varroset_esat_stavileciGjakovë, 17 gusht 2015 – Akademikut të njohur, Esat Stavilecit, sot i është dhënë lamtumira e fundit në vendlindjen e tij, Gjakovë.
Para varrimit, në sallën universale të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, është organizuar mbledhje komemorative, me ç’rast është përkujtuar vlera prej intelektuali dhe kontributi kombëtar i akademikut, Esat Stavileci.
Qindra qytetarë të Gjakovës, vendi në të cilin u lind dhe filloi hapat e parë të dijes, e nderuan me një minutë heshtje para arkivolit. Në këtë mbledhje komemorative, vdekja e Stavilecit është cilësuar si humbje e madhe për familjen, akademinë, studentët dhe gjithë kombin shqiptar. Për akademikun ka folur edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, nën përkujdesjen e së cilës është organizuar ceremonia lamtumirës. “E veçanta e kësaj dite nuk mbeti vetëm tek dhimbja e ndarjes fizike të akademik Stavilecit, por edhe te krenaria që emri dhe vepra e tij i dhuroi Gjakovës”, ka thënë Kusari-Lila.

Leave a Reply