Ndahet nga jeta profesori Yrjet Berisha!

yrjet berisha in memoriamPrizren, 02 shkurt 2015 – Në moshën 60 vjeçare ka ndërruar jetë dhe është varrosur sot pas dite profesori në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, shkrimtari Yrjet Berisha.
Familjarë dhe miq të shumë morën pjesë në funeralin e varrimit, ku shprehen dhimbje dhe pikëllim, madje edhe habi për vdekjen e hershme dhe të papritur të njeriut që bëri emër në qytetin e Prizrenit dhe jo vetëm.
Yrjet Berisha ka botuar shumë punime shkencore, si dhe libra si; “Anatomia e vetmisë” (poezi – 1994), “Vetë” (poezi – 1994), ”Edhe rastësi” (poezi – 2000), “Ora” (dramë – 2000), si dhe romanin “Ulkiani”, më 2004. Poezitë e tij u botuan edhe në gjuhën kroate, suedeze, rumune, ruse etj.

Leave a Reply