Familjen Tahiri nga Brruti e nderuan edhe gjermanët! (Video)

Familjen Tahiri nga Brruti e nderuan edhe gjermanët! (Video)

Dragash, 25 qershor 2018 – Për t’ua zbutur dhimbjet familjarëve të Shkumbim Tahirit, i cili humbi jetën në moshën 24-vjeçare, në një aksident trafiku në Gjermani, përpos miqve të shumtë iu erdhën edhe dhjetëra shtetas gjermanë, të cilët ishin të mishëruar me të ndjerin nga fshati Brrut, fshat ky që shtrihet në trevën e Opojës së Dragashit.
Sipas asaj që i deklaruan redaksisë sonë, arsyeja përse erdhën deri këtu, nga Gjermania e largët, ku morën pjesë në varrim dhe më pas i qëndruan afër familjarëve, ishte fakti se i riu nga Brruti kishte lënë mbresa shembullore në Gjermani, me sjelljen dhe me veprat e tij, duke u bërë shembull i një shqiptari tradicional. Për më shumë, katër nga rreth 30 mysafirët gjermanë flasin vetë në kronikën që kemi realizuar, pak ditë pas varrimit të djaloshit nga Brruti.