Kërkohet plaku nga Brruti – Ka probleme me harresën!

Kërkohet plaku nga Brruti – Ka probleme me harresën!

Dragash, 17 qershor 2020 – Plaku, Ismail Halimi, nga fshati Brrut i komunës së Dragashit, 84-vjeç, po kërkohet ende nga bashkëfshatarët e tij dhe deri në këtë çast nuk është gjetur.
Sipas asaj që i thanë redaksisë sonë banorët e këtij lokaliteti, ai është larguar nga fshati rreth orës 19:00 dhe po konsiderohet si i humbur.
Luten të gjitha ata që kanë mundur ta rastisin, ta njoftojnë familjen (044 346 510), ndërkohë që banorët e fshatit Brrut ende janë duke e kërkuar në drejtim të maleve, nëpër të cilat kalon rruga e re, Brrut – Trokan.