Prishtinë, 20 qershor 2019 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në zyrën e tij deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxhën, si dhe zëvendësministrin, Hamza Bale, më të cilët ka biseduar për gjetjen e mundësive për zhvillimin ekonomik të regjionit të Gorës, përmes agro-turizmit.
“Me qëllim të zhvillimit të agroturizmit dhe lehtësimit të qarkullimit të banorëve nga rajoni i Dragashit, prita sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha dhe zëvendësministrin Hamza Balje, me të cilët biseduam për hapjen e përkohshme të pikë kalimit kufitar në Restelicë, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Ky rajon, së shpejti do të gëzojë edhe rrugën e re regjionale, investim i Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat për ndërmarrjen e veprimeve të tjera, për t’i ndihmuar banorët dhe për ta zhvilluar turizmin në këtë zonë, do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Kryeministri pret në takim Adem Hoxhën dhe Hamza Balen
POSTIMI I RADHËSKomandanti i Policisë Rajonale viziton Dragashin!