Dragashi mbetet 10 minuta në terr të plotë!

festa ne dragashDragash, 09 qershor 2014 – Ndërkohë që në Dragash po e festonin fitoren simpatizantët e PDK-së, me valle tradicionale, të ekzekutuara nga cyrlet dhe lodrat, për dhjetë minuta kanë ikur dritat, nga ora 23:15 deri në 23:25.
Mungesa e dritave, në mbrëmjen kur më së paku pritej, i ka habitur qytetarët që ndodheshin në sheshin qendror të Dragashit, të cilët shprehën dyshime, se mos po bëhej ndonjë veprim i qëllimshëm, lidhur me kutitë e votimit. Megjithatë, askush nuk ka raportuar se kjo mungesë e energjisë të ketë sjellë probleme në procesin e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, përgjegjësit nga KEDS nuk kanë njoftuar për shkakun e kësaj ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë kështu hapësirë për shpekulime.