Të shtunën Dragashi 9 orë në terr – KEDS “teston skadën”!

Të shtunën Dragashi 9 orë në terr – KEDS “teston skadën”!

Dragash, 19 tetor 2018 – Me arsytimin “Mirëmbajtje e planifikuar”, saktësisht “Testim i skadës”, komuna e Dragashit do të mbetet të shtunën nëntë orë pa energji elektrike. Kështu ka paralajmëruar KEDS, duke përmendur një nga një fshatrat dhe kompanitë, që me një fjalë i bie se e tërë komuna e Dragashit do të jetë në terr tërë ditën e shtunë. “Më 20.10.2018, në TS 110/35/10 kV Prizreni 1, do të ndërprehet LP 35 kV Sharri (Kodi: 300360), prej orës 09:00 deri në ora 18:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Restelica, Sharri, Bresana, Bellobradi, Rapça, Rematex. Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i skadës. Më 20.10.2018 në TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet: LP 35 kV Dikanca (Kodi: 300370), prej orës 09:00 deri në ora 18:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Frigofood, Fshati Brod dhe afaristët: Kuk Comerc (Motel Argjena), TS-IPKO Brod, TS-Penda HC Dikance, fshatrat: Baçkë, Dikancë, Leshtan, Radeshë. Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i skadës. Më 20.10.2018 në TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet: LP 35 kV Eurokos HC-Dragash (Kodi: 300400), prej orës 09:00 deri në ora 18:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Eurokos dhe HC-Dragash. Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i skadës”, thuhet në paralajmërimin e KEDS, duke shtuar se edhe të hënën do të ketë mungesë energjie për gjashtë orë, në në fshtrat Lybovisht, Kukjan, Vraniç, Restelicë, Mlikë, Glloboçicë, Krushevë, Zlipotok dhe Orqushë. Arsyeja e ndërprerjes, mirëmbajtja preventive!