Kriza energjetike – Qytetarët protestojnë me ironi!

keds meriton didaPrizren, 22 janar 2016 – Një qytetar, nga shumë të atillë, ka zgjedhur të protestojë për mungesën e energjisë elektrike, përmes fotografisë, ku paraqet çmimin e lart të saj, ndërkohë që leximin e faturës e bën me qiri.
Meriton Dida nga Prizreni, është shprehur për Radio Sharrin se kjo gjendje është bërë e padurueshme, pasi mungesa e energjisë eshte e madhe. “Kjo është fatura ime, në të cilën duket se paguaj 160 euro dhe, kur duhet ta gëzoj shërbimin për të cilin paguaj, mbes në terr dhe nuk kemi kujt t’i ankohemi. Mua si konsumator nuk më interesojnë blloqet e termocentraleve, apo problemet që kanë ata. Unë paguaj më shtrenjtë se kudo në rajon dhe duhet t’paktën të kem energji stabile dhe pa ndërprerje”, thotë Dida.
Ndërkohë, nga KEDS-i njoftohet se, për shkak të një defekti, rreth orës 19:00 ka rënë nga funksioni nënstacioni 35 kilovolt “Prizreni – IV” dhe kjo ka bërë që një pjesë e qytetit të Prizrenit të mbesë pa energji elektrike. “Lokalitetet dhe institucionet pa tension janë: Lagjja Tusuz, Bajram Curri, Tabahana, Lagjja e spitalit, Zjarrfikësit, Policia, Rruga Wiliam Walker, fshati Hoçë dhe Spitali Rajonal. Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishja të sanohet sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e KEDS-it, ku iu kërkohet mirëkuptim konsumatorëve.

Leave a Reply