C-19: Në Kosovë 225 raste të reja – Në Dragash 2 raste!

C-19: Në Kosovë 225 raste të reja – Në Dragash 2 raste!

Dragash, 04 gusht 2020 – Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 477 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 225 raste pozitive. Ndërkaq, në komunën e Dragashit kanë rezultuar pozitive 2 raste, saktësisht në fshatin Shajnë – 1 dhe në Dragash – 1 rast.
Duke i llogaritur rastet e mëhershme, zyrtarisht në komunën e Dragashit rezulton se janë 9 persona që kanë përfunduar me fatalitet, 19 persona të shëruar, ndërkohë 32 rate të tjera mbesin aktive, nga 60 sa janë regjistruar në komunën e Dragashit, që nga fillimi i pandemisë me këtë virus.