C-19: Sot në Kosovë 250 raste të reja – Në Dragash 3 raste!

C-19: Sot në Kosovë 250 raste të reja – Në Dragash 3 raste!

Dragash, 03 gusht 2020 – Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 454 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 250 raste pozitive. Ndërkaq, në komunën e Dragashit kanë rezultuar pozitive 3 raste, saktësisht në fshatin Blaç – 1, Brrut – 1 dhe në fshatin Buzez – 1 rast. Duke i llogaritur rastet e mëhershme, zyrtarisht në komunën e Dragashit rezulton se janë 9 persona që kanë përfunduar me fatalitet, 19 persona të shëruar, ndërkohë 30 rate të tjera mbesin aktive, nga 58 sa janë regjistruar në komunën e Dragashit që nga fillimi i pandemisë me këtë virus.
Në gjithë vendin, totali i rasteve pozitive është 9.049, të shëruara 4.989 raste ndërsa me fatalitet kanë përfunduar 256 raste.