Shabani: Mos keni frikë, ishim të mbrojtur!

Shabani: Mos keni frikë, ishim të mbrojtur!

Dragash, 03 gusht 2020 – Pas vizitës së djeshme në Dragash të kryeministrit Hoti, i cili në mbrëmje doli të ishte pozitiv me Covid-19, të gjithë ata që ishin në përcjelljen e tij janë kapluar nga frika se mos kanë mundur të prekëshin nga ky virus. Por, i pari i Dragashit, i cili edhe vetë ishte në përcjellje të kryeministrit, thotë se nuk ka arsye për frikë. “Nuk kemi pse të frikësohemi, kur ne ishim të mbrojtur me maska dhe i kemi përfillur të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së”, tha sot për redaksinë tonë Shaban Shabani, kryetar i Komunës së Dragashit, duke shtuar se është njoftuar se kryeministri Hoti e kishte bërë testin pasi ishte larguar nga Dragashi. “Jam njoftuar se kryeministri e ka bërë testin, pasi është larguar nga këtu”, tha Shabani, duke i larguar dyshimin që kryeministri ta ketë bërë testin para se të vinte në Dragash.