Dalin rezultatet për gruan që po trajtohet në Klinikën Infektive

Dalin rezultatet për gruan që po trajtohet në Klinikën Infektive

Prishtinë, 24 shkurt 2020 – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka njoftuar se në Kosovë nuk ka raste të prekura me Koronavirus. Përmes një komunikate për media, IKSHP ka treguar se gruaja e shtrirë në Klinikën Infektive, nuk është e prekur nga Koronavirusi.
“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, ka bërë testimin, i cili ka rezultuar negativ, që domethënë se pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet mes tjerash në njoftim, duke shtuar se ekipet e këtij Instituti po e përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus dhe se Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka përforcuar masat për monitorimin dhe parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.