C-19: Dje dhe sot regjistrohen edhe pesë raste pozitive

C-19: Dje dhe sot regjistrohen edhe pesë raste pozitive

Dragash, 29 korrik 2020 – Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 449 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive. Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 128 raste të shëruara.
Sa i përketë komunës së Dragashit, dje dhe sot janë raportuar pesë raste të reja pozitive, saktësisht në Dragash – 2, Rrenc – 1, Zaplluxhe – 1 dhe Restelicë – 1. Duke i llogaritur rastet e mëhershme, zyrtarisht në komunën e Dragashit rezulton se janë 6 persona që kanë përfunduar me fatalitet, 22 persona të shëruar, ndërkohë 11 rate të tjera mbesin aktive, nga 39 sa janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë me këtë virus.