Dragash, 27 qershor 2018 – Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delaui, vizitoi të martën Dragashin, ku u takua me kryetarin, Shaban Shabani, si dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune jugore të Kosovës, me të cilët bisedoi rreth sfidave që ka kjo komunë. Gjatë vizitës së tij në Dragash, Delaui vizitoi edhe një fabrikë, e cila ishte ndihmuar nga USAID-i, si dhe është takuar me zyrtarët e Bashkësisë Islame të Dragashit.
Për këtë takim nuk ishte njoftuar redaksia jonë, por lajmin e ka bërë publik vetë ambasada amerikane, pasi ka përfunduar vizita, duke mos dhënë më shumë detaje rreth qëllimit të kësaj vizite.
Ambasadori i SHBA-ve viziton në heshtje Dragashin!
POSTIMI PARAPRAKBrenda pak orësh, dy aksidente në afërsi të Dragashit!
POSTIMI I RADHËSFamiljen Tahiri nga Brruti e nderuan edhe gjermanët! (Video)