Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi Dragashin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi Dragashin

Dragash, 09 prill 2020 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, sot priti në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafën dhe ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepin, para të cilëve shpalosi formën se si po e menaxhon kjo Komunë situatën e krijuar me virusin Korona. “Fati i mirë është që nuk është paraqitur asnjë rast me COVID-19 në komunën e Dragashit dhe se masat e duhura për parandalim kanë hyrë në funksion menjëherë”, tha mes tjerash Shabani. Nga ana tjetër, kryeminstri në detyrë, Albin Kurti, shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim me nivelin komunal. “Jemi të vetëdijshëm që po futemi në një kohë të rëndësishme për prodhuesit tanë, sidomos ata të bujqësisë, ku masat e ndërmarra nga qeveria mund të kenë penguar prodhimin e produkteve. Por, të gjithë këtë jemi duke e bërë për të shpëtuar jetë njerëzish. Dragashi ka aq shumë mërgimtarë sa mund të thuhet se është edhe një Dragash jashtë tij. Shqetësimi për familjarët është i madh por këtë situatë nuk e kemi zgjedhur ne. Na gëzon fakti që në këtë komunë nuk ka asnjë të prekur e ë shpresoj se do të jetë kështu deri në fund”, tha Kurti.
Redaksia jonë gjatë tërë kohës e ka përcjellë mbërritjen e Kurtit në Dragash, takimin e tij me kryetarin e Komunës dhe largimin e tij nga Dragashi. Krejt kjo përmes transmetimit të drejtëprdrejt në faqen tonë në – Facebook.