Presidentja Osmani, të martën qëndron në Dragash

Presidentja Osmani, të martën qëndron në Dragash

Dragash, 14 gusht 2023 – Të martën, presidentja e Kosovës do të qëndroj gjithë ditën në komunën e Dragashit, në një vizitë njohjeje me situatën këtu, si dhe me potencialin për zhvillim ekonomik që ka kjo komunë. Lajmin e kanë konfirmuar nga presidenca, si dhe nga vet kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, sipas të cilit Osmani do të takohet edhe me mërgimtarët tanë që aktualisht ndodhen në vendlindje, për t’i dëgjuar ata nga afër për idetë dhe mendimet që kanë për një të ardhme më të mirë të kësaj zone.
Gjithashtu, presidentja Osmani do të kontaktojë edhe me përfaqësues të komuniteteve joshumicë, për t’i dëgjuar edhe hallet dhe problemet e tyre, në mënyrë që të shikohen mundësitë dhe kapacitetet që në të ardhmen edhe ata të kenë jetë dhe mirëqenie më të mirë në vendlindje, për ta parandaluar kështu migrimin e mëtejmë.