Dragash, 10 mars 2014 – Tre muaj pas procesit zgjedhor, në komunën e Dragashit po vazhdojnë kritikat ndaj fituesit të këtyre zgjedhjeve, PDK-së dhe Salim Jenuzit. Kritikuesja më e madhe është LDK-ja e Dragashit dhe kreu i saj, Fatmir Mehmeti. Ky i fundit, përmes profilit të tij në Facebook, gjithnjë e më shumë po drejton kritika në adresë të kryetarit të Komunës, Salim Jenuzit, të cilat, jo rrallë lënë hapësirë të kuptohen edhe si nënçmuese. “Salim Jenuzi, pothuajse vazhdimisht po kalon kohën në zyrat alternative, sepse në zyrën e tij po i trokasin ata që i hëngrën rrenat. Ata që po e lypin hisen, partitë e koalicionit ‘turlifar’, e që Jenuzi s`ka çfarë t`iu japë. Ky far Salimi, siç duket, ka filluar të mendojë për ikje nga koalicioni përshesh, për të marrë nën ombrellë një parti të vetme që ka më shumë deputetë”, thotë mes tjerash kreu i degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti, duke potencuar se Jenuzi po harron se LDK ka shpalosur një program, përmes së cilit do ta shpëtonte popullatën nga rrjepësit e lëkurës. “Por, popullata shkoi pas viktimizuesit. Ne, tash jemi opozitë, por Salimi do të duhej të kishte menduar që vetes ‘t`i baj vendin, para se ta vidhte sendin’. Tani, Zoti ia bëftë mirë aventurës së tij dhe apetiteve të tija ditëshkurtra. Koha do të dëshmojë se kush ishim ne dhe kush është ai. Ne nuk e legjitimojmë abuzuesin e pushtetit. Le ta dinë të gjithë, se ne i mbetemi besnik elektoratit tonë, i cili me votën e dhënë kërkoi ndryshimin”, ka shkruar kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti.
Mehmeti: Jenuzi po ik nga borxhlinjtë – Po vepron në zyrat alternative!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.