Zaplluxhe: Autobusi godet nxënësen parashkollore!

autobusi godet parashkollorenDragash, 12 shtator 2015 – Një nxënëse parashkollore është goditur nga autobusi, sapo kishte dalë nga shkolla. Policia ka njoftuar sot se drejtuesi i një autobusi është arrestuar, si i dyshuar se të premten e ka goditur një këmbësore në fshatin Zaplluxhe të Dragashit. “Duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore. Viktima është dërguar në Prizren për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari, është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë.

Leave a Reply