IPK-ja kërkon suspendimin e Nexhmi Krasniqit!

shkarkohet nexhmi krasniqiPrizren, 14 shtator 2015 – Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka kërkuar suspendimin e drejtorit të policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi.
Njoftimin për këtë e ka bërë vetë IPK-ja, duke qartësuar se suspendimi është kërkuar për dy zyrtarë të policisë, njëri prej tyre drejtor i Policisë rajonale në Prizren. “Inspektorati Policor i Kosovës, pasi ka pranuar disa informacione dhe ankesa nga qytetarët, si dhe pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore preliminare, i rekomandoi Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve të sajë, njëri nga ta me pozitë drejtori në Policinë Rajonale në Prizren, kurse tjetri udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjes në të njëjtën Drejtori Rajonale”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor.
Drejtori rajonal i policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, e ka konfirmuar se ka marrë njoftimin për suspendimin e tij por nuk ka dashur t’i komentojë për media arsyet e kësaj kërkese nga IPK-ja.