Me autobus zyrtar aksidenton biciklistin

Me autobus zyrtar aksidenton biciklistin

Prizren, 10 dhjetor 2019 – Në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në Prizren, dje rreth orës 09:00 ka ndodhur një aksident trafiku, ku pjesëmarrës ka qenë drejtuesi i autobusit zyrtar. Në raportin e sotëm të policisë thuhet mes tjerash se rasti është proceduar ndaj një gorani.
“Të hënën, në orën 09:15, vozitësi i nacionalitetit goran, me autobus zyrtar, nga pa kujdesia, e ka goditur biçiklistin mashkull, me përkatësi shqiptare. Viktima, pas tretmanit mjekësor, është liruar në shtëpi ndërsa rasti, me vendim të prokurorit, është përcjellë në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.