Vdes një grua nga Brodi, e infektuar me gripin e derrit!

gripi derri h1n1Dragash, 04 mars 2014 – Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë pacientja, G.R. (1957), e cila ishte shtrirë në QKUK për trajtim mjekësor, pas konstatimit se ishte prekur nga gripi i derrit.
Pacientja nga fshati Brod, komuna e Dragashit, e cila ishte identifikuar me virusin H1N1, po trajtohej në Qendrën Infektive të QKUK-së.
Ajo ishte shtrirë mbrëmjen e së dielës, me pezmatim të rëndë në mushkëri, e që pas diagnostifikimit ishte vërtetuar se bëhej fjalë për infektim me virusin H1N1. “Ajo ishte vendosur në respirator. Përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë të QKUK-së, nuk arriti të mbijetonte”, njoftohet nga QKUK.
Nga data 27 shkurt 2014 e deri më sot, nga 57 mostrat e marra për analizë, 30 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Ndërkohë, 20 pacientë kanë rezultuar se janë infektuar me gripin H1N1, dhe 11 raste me Influencën e rëndomtë A. Në Klinikën Infektive, aktualisht janë të shtrirë 11 pacientë, prej të cilëve 5 janë të konfirmuar me virusin H1N1 dhe janë duke u trajtuar. Njëherësh, Klinika Infektive është në pritje të rezultateve të analizave edhe për 8 pacientë të tjerë, të cilët aktualisht janë të shtrirë, nën dyshimin se janë të prekur nga ky virus famëkeq.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply