Vdes humoristi Cima – Nesër bëhet varrimi

Vdes humoristi Cima – Nesër bëhet varrimi

Prishtinë, 26 mars 2021 – Ka vdekur sot aktori i njohur, Rasim Thaçi – Cima, pas disa ditësh që ishte duke luftuar me Covid-19. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e Cimës, përmes faqes së aktorit në Facebook, duke lajmëruar se varrimi i Cimës do të bëhet nesër, në Vukovc të Drenasit. “Të dashur familjarë, miq, shokë e dashamirë, ju njoftojmë se sot, më 26 mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Rasim Thaçi! Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen, në Vukovc, prej orës 13:00”, thuhet në postimin e tyre.
Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima, do të mbetet në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike.