Varroset Hekuran Morina – Zbardhen detajet e vrasjes!

prizren varroset morinaPrizren, 08 shtator 2015 – Një karrige e mbuluar me peshqir të bardhë dhe mbi të një buqetë lule, janë të vendosura përpara derës së shtëpisë së familjes Morina, në lagjen Ortakoll të Prizrenit. Aty nuk mungon as fotografia me shirit të zi e Hekuran Morinës.
Familjarë, miq dhe të afërm tjerë vazhdimisht hyjnë e dalin për ngushëllime familjes së Hekuranit, i cili mbeti i vrarë të mbrëmjen e së hënës, në një konflikt me armë tek rrethi i lagjes Bazhdarhane. Njëkohësisht, familjarët dhe miqt po i luten Zotit për shëndetin dhe jetën e Fadilit, i cili mbeti i plagosur rëndë në këtë ngjarje.
Bernard Perlazri, katër net pasi u lirua nga paraburgimi, dyshohet se bashkë me katër persona tjerë, në një përleshje me armë në Bazhdarhane të Prizrenit, e la të vrarë Hekuran Morinën, personin që në muajin janar e denoncoi atë në polici për zhvatje dhe haraç. Gjatë këtij incidenti, të plagosur mbeten vëllai i Hekuranit, Fadil Morina, një shoqërues i tyre dhe një kalimtar rasti. Dy të fundit janë në gjendje stabile, përderisa Fadili ende po lufton me jetën në QKUK. Ky është versioni i familjes Morina. Prokuroria i konfirmon këto dyshime, ndërkohë Gjykata Themelore e arsyeton vendimin e tyre, se përse u lirua i dyshuari nga paraburgimi. Ndërkohë, policia po kryen bastisje për t’i kapur të dyshuarit, ndërsa familja Morina sot i dha lamtumirën e fundit djalit të tyre, të cilin e varrosën në varrezat e qytetit të Prizrenit. Se si ka ardhur deri tek ky rast, më gjerësisht raporton – Gazeta Express.

Leave a Reply