Trishtohet nga ajo që pësoi qeni – Intervenon për t’i mbrojtur nxënësit!

Trishtohet nga ajo që pësoi qeni – Intervenon për t’i mbrojtur nxënësit!

Dragash, 04 prill 2017 – Me që para shkollës fillore në Dragash nuk ka asnjë shenjë që paralajmëron këtë institucion, një biznesmen ka intervenuar, duke vendosur një pengesë, e cila i detyron drejtuesit e automjeteve që ta ngadalësojnë shpejtësinë.
Vllaznim Krasniqi, i njohur për qytetarët e kësaj ane, si një biznesmen që intervenon aty ku vërtetë ka nevojë për ndihmë, e ka realizuar një vepër modeste por tejet të rëndësishme për mbrojtjen e nxënësve filloristë nga timonierët e pandërgjegjshëm, të cilët zhvillojnë shpejtësi enorme përpara shkollës në këtë qytezë të Kosovës. “Rastësisht e pashë, kur dikush e shkeli me automjet një qen endacak. Seç mu parafytyrua, sikur të ishte ndonjë fëmijë i kësaj shkolle dhe, ajo që më shkoi në mendje ishte vendosja e kësaj pengese, e cila sadopak do t’i mbrojë fëmijët, pasi do tua pamundësojë timonierëve që t’i japin automjeteve si të çmendur”, tha Krasniqi për radion tonë, duke sqaruar se për këtë veprim ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, duke i parashtruar kërkesë Komunës dhe, pasi ka marrë miratimin, ka vepruar me urgjencë në këtë projekt.