Mësimdhënësit e pensionuar nuk zëvendësohen – Reagon Kryeziu!

Mësimdhënësit e pensionuar nuk zëvendësohen – Reagon Kryeziu!

Dragash, 04 prill 2017 – Dy mësimdhënës të shkollës “Shaban Shabani” në Llopushnik të Dragashit kanë dalë në pension por ende nuk janë zëvendësuar me mësimdhënës të ri. Këtë e ka pohuar sot kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, i cili për redaksinë tonë ka dhënë edhe fakte. “Njëri mësimdhënës është pensionuar më 28.03.2017 dhe tjetri më 01.04.2917. Por, Drejtoria komunale e Arsimit ende nuk ka bërë zëvendësimin e tyre, edhe pse konkursi ishte hapur më 07.03.2017”, pohon Kryeziu, duke specifikuar se bëhet fjalë për paralelen e ndarë të kësaj shkolle në fshatin Plavë. “A ka mundësi që Drejtoria komunale e Arsimit nuk ka pasur informata me kohë për pensionimin e këtyre mësimdhënësve, nuk e besoj. Ndërkohë që zyrtarët e arsimit dhe të Komunës bëjnë pazaret e tyre të zakonshme, nxënësit e Plavës kanë mbetur pa mësues”, ka thënë për radion tonë kreu i LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu.