Treni godet veturën – Një i vdekur, tre të lënduar (Foto)


treni drenas automjetiDrenas, 02 shtator 2014 – (E plotësuar) Njëra nga femrat, raportohet se ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila është bazuar në konstatimin e ekipit mjekësorë në QKUK. Viktima është, V.B. rreth të 30-ave. Ndërkaq, për tre të tjerët, A.B. – mashkull, i lindur më 1982, E.M. – femër, e lindur në vitin 1993 dhe A.M. – femër, e lindur në vitin 2013, mjekët po japin maksimumin që t’i shpëtojnë nga vdekja.

• Dhjetë ditë pasi treni goditi për vdekje dy vajza, sërish regjistrohet aksident hekurudhor në komunën e Drenasit, kësaj radhe treni godet një automjet, duke i lënduar rëndë 4 persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çikatovë e Vjetër, rreth orës 16:00, ku treni ka goditur një automjet (Golf 4), në të cilin ndodheshin një mashkull dhe tri femra. Të lënduarit janë shpënë për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa policia është duke e hetuar rastin”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti.


treni drenas lendime treni drenas aksident