Para se të bënte vetëvrasje, lë porosi në Facebook!

vetevrasje visi cuniGjirokastër, 04 maj 2015 – Djaloshi 20 vjeçar, Visiano Llaçini, i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur sot nga kati i shtatë i një ndërtese në Gjirokastër. Sipas të dhënave paraprake, i riu ishte ngjitur në tarracën e ndërtesës, e cila funksiononte si Bar-Kafe dhe prej andej është hedhur. Policia e Gjirokastrës po heton pistën e vetëvrasjes, ndërkohë që një shënim në profilin e tij në Facebook, mund të zbulojë edhe motivin e vetëvrasjes së tij, transmeton portali Albeu. E në postimin që i riu kishte bërë, vetëm 18 minuta para se të hidhej, shkruan:
“Vajza, bëni mirë të besoni, kur një djalë thotë se jep jetën për ty”, kështu e nis ai shënimin në Facebook, duke lënë të nënkuptohet se një histori dashurie e shtyu atë drejt këtij akti. “Vëllai im, të dua shumë fort. Ti je bosi im, ti je njësh, unë të dua shumë. Të dua pa fund. Ti je diell. Të dua shumë vëlla… Aldo Bosi… Familja ime, ju dua pa fund… Ti mami dhe ti babi, jeni gjëja më e shtrenjtë për mua… Ju dua pa fund… Dhe, mos u mërzisni për mua… Misioni im kaq ishte, mbaroi. Unë tani duhet të ik. Ju kërkoj falje… Qëllimi im këtu ka mbaruar… Përshëndesë gjithë shokët e mi… Përshëndetje çuna. Përshëndesë shoqet e mia. Për mua, kaq ishte… Allahu Ekber… Lamtumirë”, ka shkruar djaloshi në Facebook.

Leave a Reply