Skandaloze: Dragashi bëhet vendi ku hidhen qentë!

Skandaloze: Dragashi bëhet vendi ku hidhen qentë!

Dragash, 25 janar 2017 – Fshatarët që mbajnë qen në shtëpitë e tyre, kur duan t’i heqin qafe, i sjellin në Dragash dhe i lënë në mëshirë të zotit! Më e tmerrshme është që jo rrallë i sjellin edhe këlyshët e vegjël, duke i lënë para derës së ndonjë pallati, pa e vrarë mendjen nëse ata do t’i mbijetojnë këtij të ftohti apo jo!
Në fokusin tonë kanë rënë këta këlyshë të sapobraktisur nga i zoti anonim, i cili me pak hulumtim edhe mund të identifikohej, por që nuk ka ndonjë mekanizëm me të cilin do të ndiqej ky person dhe shumë si ky, për të dhënë përgjegjësi!