Pjetër Ndrecaj dënohet me burg të përjetshëm!

Pjetër Ndrecaj dënohet me burg të përjetshëm!

Gjakovë, 01 mars 2019 – Gjykata e Apelit e ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e bashkëshortes dhe vajzës së tij, në fshatin Brekoc të Gjakovës, Pjetër Ndrecaj.
Përmes një komunikate për media, Apeli ka njoftuar se, duke vendosur sipas ankesave, e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë të datës 19.11.2018. “Veprimet e të akuzuarit P.N. janë ricilësuar si vrasje e rëndë dhe ndaj tij është shqiptuar dënimin më burgim të përjetshëm. Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkalles së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese, e ato posaçërisht rënduese dhe se këto rrethana mbizotërojnë shumëfish më tepër”, thuhet mes tjerash në njoftimin e gjykatës së Apelit.