Gjakova pavarësohet nga Peja – Nga 1 janari, targat me 07!


gjakova pavaresohetGjakovë, 09 shtator 2014 – Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka paralajmëruar se, nga 1 Janari i vitit 2015, Stacioni policor i Gjakovës do të transformohet në Drejtori Rajonale të Policisë. Në Facebook, ajo ka shkruar se lajmin për këtë e ka marrë nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, por edhe nga komandanti i Stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, i cili e ka paralajmëruar se ka filluar punën edhe grupi punues. “Udhëheqës i grupit punues për të udhëhequr këtë proces, është caktuar Ahmet Hasi. Faleminderit të gjithë atyre që punuan për këtë proces nga Qeveria e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës. Urime Gjakovë. Pas 25 vjetësh, Gjakova me të gjitha kompetencat shkëputet nga Peja. Suksese popull i Komunës së Gjakovës. Tabelat RKS 07 në pritje”, ka shkruar Kusari – Lila, duke i falënderuar edhe strukturat udhëheqëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.