Pamjet në rëntgen, befasojnë mjekët e Dragashit!

rentgen dragash restelicaDragash, 29 dhjetor 2015 – Para pak kohësh, mjekët e Dragashit janë befasuar, kur pajisja e re që iu është dhuruar nga Ministria e Shëndetësisë, ka identifikuar tek një fëmijë 18 muajsh, nga fshati Restelicë e Dragashit, se në fytin e tij ndodhet një monedhë metalike.
“Behej fjalë për monedhën prej 20 centësh, të cilën e kemi identifikuar, falë rëntgenit që na ka dhuruar Ministria e Shëndetësisë, para dy vjetësh, e që është fjala e fundit e teknologjisë. Sapo e kemi identifikuar, e kemi shpënë pacientin në Prizren dhe nga aty është transportuar në Prishtinë, ku edhe ia kanë nxjerrë monedhën, duke e shpëtuar jetën e tij”, tha sot për Radio Sharrin, drejtori i QKMF-së në Dragash, Ramadan Jashari.

Leave a Reply