Nga sot QKMF-ja në Dragash me shërbime shtesë!

Nga sot QKMF-ja në Dragash me shërbime shtesë!

Dragash, 10 janar 2023 – Duke filluar nga dita e sotme, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, pacientët do të marrin edhe dy shërbime shtesë, kontrollin e syve dhe kontrollet neuropsikiatrike. Kjo, pasi kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka vlerësuar se ekziston nevojë imediate e banorëve të kësaj komune. “Duke marrë parasysh nevojën për ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më komplete dhe sa më afër qytetarëve tanë, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në bashkëpunim me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Behar Brenollin, ka marrë vendim që nga data 10 janar 2023, çdo të martë, nga ora 08:00-14:00, në QKMF-Dragash të punojë mjeku i syve dhe neuropsikiatri. Vizitat për të gjithë qytetarët do të jenë pa pagesë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.