Pacienti nga Dragashi dyshohet se është prekur nga Lija e Majmunëve!

Pacienti nga Dragashi dyshohet se është prekur nga Lija e Majmunëve!

Prishtinë, 04 qershor 2022 – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se të premten, rreth orës 18:00, në Klinikën Infektive të SHSKUK-së, është pranuar një pacient nga komuna e Dragashit, për të cilin dyshohet se është prekur nga Lija e Majmunëve (Monkeypox). “Pacienti është nga komuna e Dragashit, i lindur më 1953. Nga ai janë marrë mostrat, të cilat do të çohen për analiza laboratorike në laboratorin referent të OBSH-së në Holandë. Ne po i presim rezultatet laboratorike, deri në diagnozën përfundimtare, sipas kritereve të parapara. Ndërkohë, Pacienti është në izolim dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.