Në shitje revista SHARRI – 100 faqe kulturë, art e shkencë!

revista sharri dragashDragash, 01 qershor 2015 – Këto ditë doli nga shtypi revista kulturore, artistike e shkencore SHARRI, brenda së cilës lexuesit i ofrohet një gamë e shkrimeve ,në plotë 100 faqe.

Mes tjerash do të lexoni:

Antishqiptarizmi i Josip Broz Titos; Popullsia e Kazave të Kosovës, sipas regjistrimit të vitit 1831; Popullsia e sanxhaqeve dhe e kazave të Kosovës, sipas tabelës statistikore “Vilajeti Shkupit” 1862; Popullsia e Vilajetit të Kosovës, sipas Sanxhaqeve dhe kazave; Popullsia e sanxhaqeve dhe e kazave të vilajetit të Kosovës, sipas regjistrimit të viteve 1905-1907; Emri i Opojës; Të shpërngulur, të burgosur, të vrarë e të torturuar në Opoë 1912-1999; Salajdin Tafili – i dashur për popull – i përcjellur nga pushteti; Terrori shtetëror në familjet me ndikim gjeneratë pas gjenerate; Demostratat e vitit 1990 në Blaç; Fortifikimet e para në Opojë; Edhe disa të dhëna rreth masakrës së Brrutit; Këngë epike opojane; Rreth kultivimit tradicional të pemëve dhe perimeve në Opojë; Kultivimi tradicional i drithërave në Opojë; Disa punë në blegtorinë tradicionale në Opojë; Bletaria tradicionale në Opojë; Peshkimi tradicional në Opojë; Kositja e livadheve në trevën e Opojës; Ndikimi i zjarrit në dëmtimin e kullosave në malin Sharr; Disa rregulla e zakone, lidhur me mënyrën tradicionale të të ngrënit në trevën e Opojës; Lëvizjet migruese dhe politikat në lidhje me migrimin në komunën e Dragashit; Familjarët që kishin dyqane dhe i kanë ende në qytetet e Bosnjës; Zhvillimi shoqëroro – ekonomik në komunën e Dragashit; Zeja e mullinxhinjve në trevën e Opojës dhe Gorës gjatë mesjetës; Aktivitetet e sporteve popullore në trevën e Opojës; Teqetë dhe tyrbet në trevën e Opojës; Potencialet turistike në komunën e Dragashit; Rreziku natyror nga ortekët në komunën e Sharrit; Treva e Gorës në rajonin e Kukësit; Djathi i Sharrit – ushqim, pasuri dhe vlerë e shtuar e maleve të Sharrit; Urimet popullore në të folmen opojane; Përshëndetjet në të folmen opojane; Mbiemrat dhe ndajfoljet në tekstin e skenarit të filmit “Zoti i unazave”; Disa aspekte rreth martesës së vejanëve në Opojë; Yrjet Berisha – krijues, studiues dhe punonjës i zellshëm i letërsisë, artit e kulturës shqiptare; Myzafer Tefik Krasniqi nga Brezna me tërë familjen në luftën e Bosnjës; Martirizimi i Safet K. Kryeziut në Bosnje; 19 legjenda opojane; Intervistë me studiuesin e historisë dr. Nuridin Ahmetin; Vështrime rreth disa librave letrar të Bedri Halimit, pastaj të Remazi Ademajt, Resul Jusufit, Ismet Lecajt, Yrjet Berishës; Historia e orës letrare në Dragash e 13 majit 1988; Vështrime për manifestimet kulturore në Kushtrim (Billushë), Poslisht e Hoqë, pastaj për manifestimin në Shishtavec të Gorës, të organizuar nga Shoqata Kulturore Ymer Prizreni; Prezantimi rreth manifestimit “Karnevalet Ilire” në Buzovcë të Tetovës.
Gjithashtu do të lexoni kozerinë me  titull “Më fal baba – ke gabuar rëndë që refuzove komunzmin”; Krijime letrare në poezi të shkruara nga: Berat Batiu, Ilam Berisha, Gazmend Beqaj, Gëzim Ajgeraj; Abaz Çengaj, Ismet Lecaj e Bedri Halimi; Bibliografia e shkrimeve për Ymer Prizrenin (studime, artikuj, libra, recensione, këngë, krijime letrare, piktura, skulptura).
Do të shikoni edhe prezantimin me foto të vjetra të punëve të bujqësisë, ushqimeve tradicionale në Opojë; veglave të ndryshme të punës në Opojë (të gjitha në kolor), duke e përfshirë këtu edhe prezantimin e portretit të Yrjet Berishës, në shenjë nderimi me rastin e vdekjes së tij.
Punimet e përmendura janë shkruar nga autorë të ndryshëm, duke filluar nga Akademik Kristaq Prifti, dr. Jusuf Osmanit, dr. Hajriz Meleqi, Hajrip Koqinaj, Mr. Muharrem Qafleshi, Ibrahim Skenderi, Ismail Abazi, Xhafer Kabashi, Mr. Nail Kryeziu, dr. Hazer Dana, Ismet Lecaj, Akademik Jashar Regjepagiq, Vloran Cenaj, Msc. Alfred Nela, Mr. Mergim Mestani, Fatmir Mehmeti, Hasim Kryeziu, Gëzim Ajgeraj, Besim Cengu, Mirsad Kuteli, Neshat Mehmedi, Beqir Beqaj, si dhe kryeredaktori i revistës “SHARRI”, Bedri Halimi.

Revistën mund ta gjeni në qoshqet e Dragashit dhe në ato të fshatit Bresanë.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply