Futboll: Opoja e shpartallon Beharin e Vitomiricës (Video)

opoja behar fitoreDragash, 31 maj 2015 – Ashtu siç premtoi kapiteni i KF “Opoja”, Ditëlind Reshiti, gjatë një prononcimi për Radio Sharrin, ashtu edhe ndodhi. Madje, në ndeshjen e sotme kundër KF “Behar” nga Vitomirica e Pejës, ndodhi shumë më shumë seç prisnim. Plotë tre gola ia ka dhënë Opoja mysafirëve, dy prej të cilave i shënoi vetë kapiteni, Ditëlind Reshiti, i cili kishte shanse edhe më shumë kaq. Shansi më i mirë për ta shënuar golin e tretë, Reshiti e kishte pakë para fundit të ndeshjes, kur me një performansë të shkëlqyer gjuajti furishëm, por topi goditi transversalen e portës së mysafirëve. Me dy golat e Reshitit dhe një nga Nedim Zaimi, KF “Opoja” e ka mposhtur KF “Behar” nga Vitomirica, pavarësisht se kjo e fundit ndodhet në pozitën e dytë të ligës, si dhe garon në Play Off, duke pretenduar Ligën e Parë të Kosovës.
Me rezultatin e përgjithshëm 3:0, Opoja e ka përmbyllur sezonit 2014/2015, duke dëshmuar se me një organizim të mirë dhe pa u përzier interesat individuale apo grupore në futboll, shumë shpejtë mund të kalojë edhe në Ligën e Parë të Kosovës. Performansa e djemve tanë ka dhënë shpresë se Komuna e Dragashit, mund ta ndjek shembullin e Kukësit, duke dëshmuar se nuk është e rëndësishme madhësia e një komune se nga vjen ekipi, por e rëndësishme është përkrahja dhe mbështetja pa rezervë për ekipin. Fundja, në fushë lojtarët janë të barabartë në numër!

• Shiko pamjet – VIDEO

Leave a Reply