Në Dragash filluan aktivitetet për ta shënuar Ditën e Pavarësisë

Në Dragash filluan aktivitetet për ta shënuar Ditën e Pavarësisë

Dragash, 13 shkurt 2023 – Në kuadër të aktiviteteve sportive e kulturore që Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Dragash ka organizuar për nder të përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, sot filloi turniri në futboll të vogël me nxënësit dhe mësimëdhënësit e shkollave nga komuna e Dragashit.
Në hapjen solemne të këtij turniri, të pranishëm ishin nënkryetari i Komunës, Resul Fetahu, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Liridona Misinaj, si dhe drejtori i Arsimit, Selim Kryeziu. Që të gjithë zyrtarët e Komunës, si dhe pjesëmarrësit në garë, u shprehën të lumtur për këtë organizim, veçmas për faktin se përmes aktivitëteve sportive po shënojnë një datë shumë të rëndësishme për Kosovën.
Kujtojmë se organizimet e tilla do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, sikuse edhe aktivitëtet kulturore dhe ceremoniale, të cilat i organizon Komuna, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.


 

KËRKO FJALËT