Me aftësi të kufizuara por këndojnë me zemër! (Video)

merita berisha ali zeqiriPejë, 10 shtator 2015 – Teksa kishin shkuar për një shëtitje të organizuar në Bogë, Merita Berisha dhe Ali Zeqiri, që të dy me aftësi të kufizuara fizike, krejt spontanisht ia marrin një potpurie popullore, e cila i mahnit të pranishmit në njërin nga hotelet më luksoze në Bogë.
Videoja që është postuar sot në Youtube po bën namin, duke i lënë gojëhapur ata që po e shikojnë. Janë të shumta komentet që kanë vërshuar në profilin e Meritës nw Facebook, sapo ajo e ka shpërndarë këtë video mahnitëse.
E kontaktuar nga Radio Sharri, Merita Berisha nga Klina e Kosovës e pranon se kjo video ishte bërë krejt spontanisht, pasi ajo, në duet me Ali Zeqirin nga Vushtrria “ia kishin krisur popullores” dhe shumë vonë e kishin vërejtur se dikush po i xhironte.

• Shiko pamjet – VIDEO

Leave a Reply