Maloku: “Boll ma thirrjeve, në emër të gjakut për liri”

naim maloku bollPrishtinë, 04 dhjetor 2014 – Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka kritikuar protestën e sotme para rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina”, të cilës po i prijnë organizatat e dala nga lufta.
Naim Maloku, nëpërmjet një reagimi në profilin e tij në “Facebook”, është shprehur se, për familjarët e këtyre kategorive, duhet kërkuar bursa dhe kushte të tjera, por jo që provimet, siç është edhe ai për pranim në universitet, të kalohen pa dije. “Boll ma! Nuk keni të drejtë që në emër të dëshmorëve të kombit, invalidëve të luftës dhe veteranëve, të sulmoni institucionet e vendit e aq me pak Universitetin… Nuk keni të drejtë që në emër të gjakut të derdhur për liri, të përlesheni me Policinë e Shtetit…. Kërkoni kushte më të mira jetese për familjarët, bursa dhe strehim për fëmijët e atyre, të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për liri… Provimet, edhe ai pranues, duhet kaluar me dije”, ka shkruar Maloku.

Leave a Reply