Limaj e do Prizrenin – Zotohet për qeverisje më të mirë!

themelohet nisma prizrenPrizren, 06 prill 2014 – Kryetari i NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj, tha dje në Prizren se NISMA është alternativa më serioze për ndryshim edhe në Prizren, sikurse në gjithë Kosovën. “Kemi ardhur këtu, për t’ua kthyer qytetin prizrenasve. Prizreni duhet të qeveriset nga qytetarët e saj. Nuk ka nevojë Prizreni të qeveriset me SMS nga Prishtina”, ka thënë Limaj, me rastin e themelimit të Këshillit Iniciues në Prizren, duke shtuar se NISMA për Kosovën dëshiron që në parlamentin e ardhshëm të dëgjohet zëri i të rinjve. “Duam njerëz, zëri i të cilëve do të dëgjohet në Parlamentin e Kosovës, sepse ky qytet është vendi me i papërfaqësuar atje. Prizreni ka njerëz mjaft të gatshëm për ndryshime dhe NISMA ka ardhur këtu, që Prizrenit t’i jepet vendi meritor në nivel vendi. Pra, duhet të jetë zëri juaj në të gjitha fushat e zhvillimeve të vendit”, ka shtuar Limaj, për të vazhduar se askush s’mund t’i shantazhojë qytetarët e Prizrenit.
“Ju themi, mos u frikësoni. Askush nuk guxon t’ju shantazhojë sepse NISMA është pranë jush, për ta ndryshuar këtë gjendje. Prizreni nuk mund të shërbejë si rezervuar për vota dhe të qeveriset me njerëz që s’kanë lidhje me ketë qytet, madje kurrë nuk i kanë shërbyer këtij vendi”, është shprehur Limaj, duke u bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit që t’i bashkohen NISMËS.
Kryetari i sapozgjedhur i NISMËS për Kosovën në Prizren, Sadulla Hoxha, ka thënë se pushtetarët e këtij qyteti janë zhytur në ujëra të turbullta. Ai ka shtuar se Kosova, tashmë pret një qeverisje të re, e cila di të ndërtoj një shtet të guximshëm. “Një shtet, ku rinia do të jetë motori që vë në lëvizje një Nismë të re, NISMËN për Kosovën ndryshe, shpresën për Prizrenin ndryshe”, ka thënë Hoxha.