Tragjedi në Zveçan – Shuhet e gjithë familja!

 

fatkeqesia fatale zvecanZveçan, 11 prill 2014 – Pesë persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë, kanë humbur jetën në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur sot rreth orës 9:00, në rrugën magjistrale, Mitrovicë-Leposaviq, tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Savës”, afër fshatit Sërbovc të Zveçanit.
Ngjarjen e ka konfirmuar shefi rajonal i policisë operacionale, Zhelko Bojiq. “Pjesëtarët e policisë kanë marrë lajmin në orën 9:45 dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në automjet kanë gjetur pesë persona të ngujuar. Që të gjithë kanë qenë pa shenja jete”, ka thënë Bojiq, duke specifikuar se ngjarja ka ndodhur, kur automjeti me të cilin po udhëtonte një familje katëranëtarëshe dhe një kushërire e tyre, ka rrëshqitur nga rruga duke përfunduar në lumin “Ibër” dhe se supozohet se janë ngulfatur nga uji. Drejtori i Qendrës shëndetësore në Mitrovicën e veriut, Milan Ivanoviq, ka thënë se janë pranuar tre persona të rritur dhe dy fëmijë, pa shenja jete. “Që të gjithë janë pranuar në qendrën tonë, pa shenja jete. Analizat e para tregojnë se ata janë ngulfatur në ujë. Bëhet fjalë për një familje nga fshati Vuçë, bashkëshortët dy fëmijë, si dhe një kushërire e tyre”, ka thënë Ivanoviq.

Leave a Reply