Sulmohet policja, nga një vajzë e mitur që vepronte ilegalisht!


policia bastisje lokalitPrizren, 25 shtator 2014 – Një police është sulmuar fizikisht, teksa po kontrollonte me kolegët e saj një lokal të dyshuar. Sulmuese ishte një vajzë e mitur, e cila dyshohet për veprimtari iligale.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, tha se gjatë kontrollit të disa lokaleve, në njërin prej tyre është sulmuar policja, nga një femër e mitur. “Gjatë këtij kontrolli, në njërin nga objektet e dyshuara, është identifikuar një femër e moshës së mitur, e cila është ndaluar nga policia, për shkak të sulmit ndaj një zyrtareje policore”, tha Berisha, duke shtuar se, gjatë kontrolleve të lokaleve të dyshuara, është arrestuar edhe një person tjetër. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, ka mbyllur pesë lokale në Prizren dhe Suharekë, pasi që pronarët nuk kishin dokumentacion përkatës, si dhe kanë funksionuar për qëllime të trafikimit me qenie njerëzore, transmetoi TVPZ, duke potencuar se janë mbyllur lokalet; Vila “Flamuri”, “ Tini”,” Relaks”, “Crazy Love” dhe “A1”.