Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë në Dragash!

traktori drute policiaDragash, 04 tetor 2015 – Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë, teksa po merreshin me sigurimin e druve për djegie. Ngjarjet kanë ndodhur në dy lokacione të komunës së Dragashit, ku policia ka kryer hetimet për të mësuar shkaqet e aksidenteve.
Rasti më i rëndë ka ndodhur në fshatin Brezne, ku edhe ka humbur jetën një person, teksa po e priste një lis i cili, duke rënë përtokë, e ka zënë të ndjerin. Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Shajnë, kur dy vëllezër i kishin sjellë drutë deri në prag të shtëpisë, por në një çast shkëputet rimorkioja e traktorit dhe pëson lëndime të rënda personi që ishte hipur në të.
Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka raportuar për ngjarjen, duke sqaruar se janë kryer të gjitha hetimet, të cilat janë vlerësuar si aksidente. Ndërkaq, njofton se viktima është shpënë në QKUK në Prishtinë, nga ku raportohet se ende mbetet në gjendje kome.

Leave a Reply