Lajm i dhimbshëm për Çun Lajçin – I vdesë e bija!

Lajm i dhimbshëm për Çun Lajçin – I vdesë e bija!

Prishtinë, 19 nëntor 2017 – Çun Lajçi e Fatime Sefaj sot kanë marrë lajmin më të dhimbshëm që mund t’iu ndodhë prindërve. Ata kanë humbur vajzën e tyre, Bubulinën, e cila ka ndërruar jetë në orët e paradites së sotme.
Mediet tona raportojnë se 34-vjeçarja, për të cilën u raportua se u gjet e vdekur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë, është vajza e aktorit tonë të njohur, Çun Lajçi.
Aktualisht, Çun Lajçi gjendet në SHBA, ku është nderuar me Mirënjohje nga Albanian American Society Foundation dhe Sons & Daughters of Albania in America, si dhe nga kryetari i qytetit të Bronxit, Ruben Diaz, është nderuar për kontributin artistik dhe kombëtar. Nga Amerika e largët, Lajçi ka shkruar një poezi tejet te dhimbshme, të cilën e ka postuar në – Facebook.