Komuna e Rahovecit formon shtabin për emergjencë!

Komuna e Rahovecit formon shtabin për emergjencë!

Rahovec, 09 nëntor 2016 – Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, Komuna e Rahovecit ka formuar shtabin komunal për emergjencë, ku pjesë e këtij shtabi do të jenë të gjithë drejtorët e Drejtorive komunale, njësia e zjarrfikësve, komandanti i policisë në Rahovec, ndërmarrjet publike dhe Qendra e Mjekësisë Familjare.
“Shtabi komunal për emergjencë do të ketë për detyrë të hartojë planin operativ për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Rahovecit, të cilët rrezikohen nga përmbytjet nga reshjet atmosferike.  Obligim tjetër i shtabit komunal për emergjencë është mbledhja urgjente dhe ndërmarrja e të gjitha veprimeve të nevojshme për parandalimin e rrezikut për qytetarët e kësaj komune”, thuhet mes tjerash në rregulloren e këtij shtabi.