Donald Tramp, president i ri i SHBA-ve!

Donald Tramp, president i ri i SHBA-ve!

Uashington, 09 nëntor 2016 – Gara presidenciale në SHBA, mes kandidatit republikan Donald Tramp dhe demokrates Hilari Klinton, ka përfunduar me fitoren e Trampit, duke befasuar mbarë globin. Miliarderi amerikan, Donald Trump, i ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe, më 20 janar merr zyrtarisht postin e të parit të shtetit më të fortë në botë.
Tramp ka fituar 276 vota elektorale ndërsa Klinton ka mbetur në kuotën 218. Në këtë garë, miliarderi amerikan kishte hyrë me gjasat më të vogla për të fituar, në krahasim me Hilari Klintonin, por që zgjedhësit ishin ata që e përcaktuan presidentin e tyre të ardhshëm. “Dua t’i them komunitetit botëror se, ndërsa do ta vëmë Amerikën gjithmonë të parën, do të jemi të drejtë me të gjithë, me të gjithë njerëzit dhe të gjitha vendet. Ne do të kërkojmë pika të përbashkëta dhe jo armiqësi, partneritet dhe jo konflikte”, ka thënë Tramp në paraqitjen e parë të tij para medieve, sapo është kumtuar fitorja e tij, raporton – CNN.