Kështu duket sot këngëtarja shqiptare në ish-Jugosllavi, Zana Nimani!


zana nimani kengetare Beograd, 14 gusht 2014 – Këngëtarja e parë e grupit “Zana”, aktualisht jeton në Kanada me familjen e saj, ka flokë të shkurtra, ngjyrë të kuqe, si dhe linja të mira trupore. Kështu e përshkruan gazeta serbe “Kurir” dukjen dhe vendndodhjen e këngëtares që bëri famë në vitet 80’ në ish-Jugosllavi, e cila ishte ndër shqiptaret e vetmet që këndonte në gjuhën sllave.
Pas 30 vjetësh, që kur Zana, e bija e vëllait të ish-funkcionarit të lart të asaj kohe, Xhavit Nimanit, nuk është parë nëpër media, gazeta beogradase “Kurir” ka sjellë disa fotografi të saj, ku ajo tashmë është 53-vjeçare. Nimani fitoi famën që në vitin 1980, kur u paraqit si këngëtare e grupit “Zana”, grup ky që mori emrin e saj e që në përbërjen e tij ishin edhe, Zoran Zhika Zhivanoviq, si dhe kitaristi, Radovan Joviqeviq. Njëra prej këngëve të saj që u bë hit në kohën e ish-Jugosllavisë është kënga “Dodirni mi kolena” (Mi përkëdhel gjunjët), e cila dëgjohet edhe sot e kësaj dite nëpër disa diskoteka, jo vetëm në ish-Jugosllavi por edhe në Ballkan.


 

zana nimani vajza

KËRKO FJALËT