Kapet duke vjedhë kabllo në ish-tjerrtoren “Drateks”

Kapet duke vjedhë kabllo në ish-tjerrtoren “Drateks”

Dragash, 27 janar 2017 – Të mërkurën, rreth orës 17:00, policia e Dragashit ka arrestuar një person të kombësisë shqiptare, i dyshuar se kishte vjedhur kabllo elektrike në ish-fabrikën e tekstilit “Drateks”, e cila ka kohë që nuk është në funksion. “I dyshuari i ka treguar policisë se kabllot, pasi i kishte vjedhur, i kishte djegur ndërsa telat prej bakri kishte ndërmend t’i shiste. Vlen të theksohet se i dyshuari është zënë në flagrancë, pasi policia kishte marrë një informatë anonime për këtë veprim nga personi i dyshuar”, ka thënë sot zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

Leave a Reply