Hamza Bale dhe CDU distancohen nga Safet Kushi!

cdu gora hoxhaDragash, 07 janar 2016 – Përmes një deklarate që ka arritur në redaksinë tonë, e të cilën e ka dërguar kryetari i Bashkimit Qendror Demokratik (CDU), Hamza Bale, njoftohet publiku i gjerë se ky subjekt politik dhe kreu i saj nuk kanë të bëjnë fare me deklaratat personale që po i bën kohët e fundit, Safet Kushi. “Një kohë të gjatë, Safet Kushi po tenton ta nxehë atmosferën ndëretnike në komunën e Dragashit, mes shqiptarëve të Opojës dhe gorano-boshnjakëve, me një taktikë dhelparake, duke u prezantuar si kryetar i Komunës së Gorës dhe përmes sekserëve të tij, të cilët shprehën përmes Kushit. Të tillët sekserë dhe vet Kushi e kanë tepruar kohët e fundit, duke e fyer dhe nënçmuar publikisht UÇK-në, përmes rrjeteve sociale. Natyrisht, e gjithë kjo është akt i paramenduar dhe me tendencë prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, përmes shkaktimit të një incidenti, i cili do të pasonte me rezultate të pallogaritshme, kur kihet parasysh atmosfera politike edhe ashtu e tendosur.
Se ky është një provokim i paramenduar, flasin faktet kur Safet Kushi minon çdo iniciativë të partive minore që veprojnë në territorin e Gorës, të cilat në këtë trevë kërkojnë komunë në vete. Kërkesën e tyre e kanë bërë legalisht përmes qeverisë së Kosovës, ku edhe ne si CDU e kemi nënshkruar këtë kërkesë. Por, CDU dhe unë si kryetar i këtij subjekti, publikisht jemi distancuar nga Safet Kushi, menjëherë pas zgjedhjeve të fundit lokale. Sot jemi të detyruar ta bëjmë përsëri këtë distancim nga ky zotëri dhe shprehjeve të tija të pamatura. Me këtë rast, e njoftojmë publikun se ky zotëri nuk është kurrfarë përfaqësues i gorano-boshnjakëve, aq më pakë i partisë që drejtoj unë, CDU”, thuhet në reagimin e kryetarit të këtij subjekti, Hamza Bale.

  1. Zoti Bale shume me mire eshte te merresh pak me historine e popullit tend dhe te marrish guximin e tju thuash se goranet Jan pasardhes ilir . Kulturen Munde ta besh vete por historia nuk ndrrohet per interes . Shume pake goranet kane afersi me boshnjaket ( shihe veshjen dhe zakonet tipike ilire).Historia me e re tregon se opojaret dhe goranet ( krahina e lumes) bashke ben lufte kunder krailit ne betejen e Lumes . Kie legjenden e betejes se lumes(Dani i Rapqes apo hoxha). Ka perfunduar koha e Kushit qe mundohet me bo lenqime te tilla. Me gjithe respektin tuaj per shkrimin ju keni aftesi intelektuale dhe morale qe te kontriboni qe tja ktheni kti populli identitetin e vet. Sa ma shume qe bjer njeriu ne provokimet e kushit aq me pake kontribon ne jeten dhe zhvillimin e ksaj krahine. Kushi dhe shume persona si ai qe folin shipe apo gjuhen gorane do te mbesin ne koshin e berllogeve te historise ! Film.per mirkuptime !!! Shnet!

Leave a Reply